Fjalë Kyçe

Hekuran Kryeziu kthehet në stërvitje

Hekuran Kryeziu kthehet në stërvitje

Kosova ka marrë një lajm të mirë para ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Euro 2020.

Hekuran Kryeziu është rikthyer sot në stërvitje, gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë të gjurit, ka njoftuar klubi i Zurichut.

Rikuperimi i tij është lajm i mrekullueshëm për Kosovën para ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Euro 2020, transmeton lajmi.net.

Kryeziu i këputi ligamentet e gjurit në një ndeshje me klubin në muajin prill dhe u detyrua t’iu nënshtrohet operimit.

Pas gjashtë muajve pa e shkelur fushën e gjelbër, kosovari tani është rikthyer për t’u rikuperuar plotësisht duke u stërvitur individualisht në qendrën stërvitore të Zurich.