Fjalë Kyçe

Hekuran Kryeziu largohet nga Zurichu në verë, ja ku pritet të transferohet

Hekuran Kryeziu largohet nga Zurichu në verë, ja ku pritet të transferohet

Hekuran Kryeziut do t’i skadojë kontrata me Zurichun në qershor të këtij viti.

‘Luzerner-Zeitung’ shkruan se Luzerni ka nisur bisedimet për të rikthyer mesfushorin kosovar në skuadër.

Sipas gazetës zvicerane, Zurichu nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën Kryeziut, ngase trajneri Massimo Rizzo është i kënaqur me fondin e mesfushorëve që ka, transmeton Indeksonline. 

Gjilanasi e kishte nisur karrierën pikërisht Luzerni nga ku në vitin 2018 kaloi te Zurichu.

Në elitën e futbollit zviceran, 27 vjeçari ka luajtur 50 ndeshje me këtë skuadër duke shënuar 2 gola.