Fjalë Kyçe

Henderson: Po lutemi për një mrekulli

Henderson: Po lutemi për një mrekulli

Jordan Henderson e pranon se Liverpooli është duke u lutur për një mrekulli në përpjekjen e tij për ta fituar titullin në Premierligë.

Djelmoshat e Jurgen Kloppit mbajnë një epërsi prej dy pikëve në krye të ligës, por do të zbriten në pozitën e dytë përsëri nëse Manchester City e mund Leicester Cityn sot në mbrëmje, transmeton Gazeta Express.

Kjo do ta bënte Liverpoolin të ngelë një pikë prapa para xhiros së fundit të dielën, kur të kuqtë e presin Wolves ndërsa Manchester City e viziton Brightonin.

Mesfushori anglez Henderson tha se ekipi i tij ka nevojë për një favor në këto dy javët e fundit të asaj që ka qenë një garë drithëruese për titull në Premierligë.

“Ne do ta shikojmë ndeshjen e së hënës dhe, po, lutemi për një mrekulli”, tha kapiteni i Liverpoolit për mediat britanike.

“City është ekip i madh por edhe ne jemi po ashtu. Kushdo që e fiton titullin, e meriton. Nuk kemi mundur të bënim më shumë. Nuk kemi përse të pendohemi për asgjë”, shtoi ai.