Fjalë Kyçe

Henry: Messi është i izoluar tek PSG

Henry: Messi është i izoluar tek PSG

Legjenda franceze e futbollit Thierry Henry, ka thënë se Paris Saint Germain duhet të përfitojë më shumë nga Lionel Messi.

Henry tha se Messi është i izoluar.

“Messi është i izoluar, nuk po e ka topin në pronësi. S’do të thoja që është i pikëlluar, por ai është i izoluar. E preferoj më shumë në mes”.

Ai vazhdon ende ta vë në pikëpyetje pozicionimin e argjetinasit nën trajnerin Mauricio Pochettino.

“Nuk mendoj se mund të bëjë ndryshim duke luajtur në të djathtë, por unë nuk kam detajet e sakta nga këndvështrimi taktik. Qartësisht kur ti qëndron lart nuk mund të kesh impakt. Rrjedhimisht do të ketë më pak topa në drejtim të tij”.

Fituesi i gjashtëfisht i “Topit të artë”, ende është në fazën e adaptimit në Ligue 1, teksa nuk shënuar ende gol aty në katër paraqitje deri tash.
Madje, ka kritikë të shumtë për ndikimin e Messit te PSG, shkruan Marca përcjell Klankosova.tv.

Të dy edhe Messi edhe Henry, për disa vite kanë luajtur së bashku tek Barcelona.