Fjalë Kyçe

Hernandez zbulon fëmijërinë e ‘komplikuar’: Babai nuk na donte

Hernandez zbulon fëmijërinë e ‘komplikuar’: Babai nuk na donte

Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez është hapur për fëmijërinë “e komplikuar” që ai pati me vëllain e tij, Theo, pasi babai i tyre u largua nga familja e tij.

Lucas, 23, dhe Theo, 21, nuk kanë dëgjuar nga babai i tyre, ish-lojtar i Atletico Madrid dhe i Marseille, Jean-Francois Hernandez, pasi prindërit e tyre u ndanë mbi 16 vjet më parë.

Edhe pse dyshja kanë ndjekur hapat e tij duke u bërë futbollistë profesionistë dhe kanë kaluar kohë te Atletico, fituesit e Kupës së Botës nuk janë përpjekur ta gjurmojnë atë, transmeton lajmi.net.

“Asnjëherë nuk u përpoqa ta kontaktoja. Sigurisht, kur isha i ri, mendova se ku mund të ishte ai dhe do të dëshiroja të dija më shumë për të”, tha Hernandez në një intervistë me Goal dhe DAZN.

“Sidoqoftë, sa më shumë kohë kishte kaluar, aq më pak ishte pjesë e mendimeve të mia. Unë mendova më shumë për veten dhe jetën time kur u rrita”.

“Më në fund u bë e qartë për mua se ai u largua sepse nuk na do. Dhe nëse ai nuk na do, atëherë ishte më mirë që të largohej”.

“Unë jam 23 vjeç tani dhe kam qenë pesë ose gjashtë vjeç [kur ai u largua]. Tani do të kishin kaluar 16 ose 17 vjet pasi nuk kemi dëgjuar asgjë prej tij”, zbuloi.