Një person ka arritur që ta shpëtojë një fëmijë i cili kishte rënë nga dritarja e katit të pestë.
Fëmija i vogël u ngjit në dritaren e banesës së tij në pjesën Veriperëndimore të Kinës gjatë ditës së enjte të javës së kaluar. Një dëshmitar tha se shumica e njerëzve që ishin në rrugë ishin të moshuar, e nuk mund të ndihmonin.
E më pas, 28 vjeçari, Tonik Turghanbek ishte duke e parkuar makinën e tij poshtë dritares. Ai e vërejti fëmijën, dhe u afrua shpejtë që ta priste atë, raporton Inside Edition, transmeton Gazeta Express.
Videoja e kapur nga kamerat tregon njeriun i cili del nga makina e tij me kokën duke shikuar larg dhe krahët e hapur. Fëmija bie nga lartë e drejtë në kraharorin e personit.
Bëhet e ditur se të dy ishin dërguar në spital. Fëmija nuk kishte pësuar ndonjë lëndim të rëndë, ndërsa heroi i kësaj ngjarje kishte gërvishtje në gjoks.