Fjalë Kyçe

Herolind Shala po e kompleton transferimin befasues

Herolind Shala po e kompleton transferimin befasues

Herolind Shala duket se po bëhet me skuadër të re.

Herolind Shala është larguar nga Starti, pasi skuadra ra nga liga.

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës është shumë afër marrëveshjes me Stabaek, përcjell lajmi.net.

Shala aktualisht luan në kampionatin e Norvegjisë, ndërsa tani do të kalojë në një skuadër edhe më të madhe.

Për transferimin e mesfushorit kosovar ka folur edhe drejtori sportiv i Stabaekut, Andre Olsen, që tha se ata janë shumë afër marrëveshjes me lojtarin.