Gazetari i komunitetit rom, Sejnur Veshal ka ironizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.
Ai ka përmendur rastin e deputetit ashkali, Hetem Arifi.
“Per një vitë, dy qeveri i rrëzoi, Hetem Arifi #superhero #61shi. Ne, komunitetet, mundemi me u ndi shumë SHTETFORMUSA, me apo pa vetëdije, qeveria m’ varet prej nesh dhe kontributit krucial të platformave tona . #61shi”, ka shkruar ai në Facebook.