Fjalë Kyçe

Hidhet hapi i parë drejt vettingut në sistemin e drejtësisë

Hidhet hapi i parë drejt vettingut në sistemin e drejtësisë

Qeveria e Kosovës të premten ka ndërmarrë hapin e parë drejt nisjes së procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë në vend.

Ajo ka votuar pro themelimit të grupit të ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë.

Qerim Qerimi do të jetë kryesues i grupit dhe anëtarë të tjerë janë Avni Kuka, Fisnik Korenica e Visar Morina.