Fjalë Kyçe

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, përballje interesante në çerekfinale

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, përballje interesante në çerekfinale

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina është fituesi aktual i Kupës së Kosovës dhe kryeqytetasit kaluan në çerekfinale pas triumfit në penallti ndaj Gjilanit në udhëtim.

Si të gatuani një tortë në formë zemre për Ditën e të DashuruarveKur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjakDështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për t…Si ta mbijetoni Ditën e të dashuruarve nëse jeni pa partner: Në vend që të ankoheni për…Pse ekonomia amerikane po ecën përpara asaj të Evropës?
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballet me Trepçën ’89 e cila bën gara në Ligën e Parë.

Duel shumë i vështirë do të jetë për kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin që do të përballet me Malishevën në udhëtim.

Drita para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e Klinës, derisa ka një përballje direkte të dy skuadrave nga Liga e Parë, mes Suharekës dhe Vjosës.

Ashtu si në 1/8 e finales, edhe në çerekfinale do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku fituesi kalon në gjysmëfinale.