Fjalë Kyçe

Hidhet shorti për sezonin 2019/20 të Superligës së Kosovës

Hidhet shorti për sezonin 2019/20 të Superligës së Kosovës

Sot është hedhur shorti për sezonin 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në selinë e FFK-së, ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha klubeve anëtare të Superligës për edicionin e ardhshëm.

Komisioni kishte vendosur që së pari të vendosen në short dy ekipet e Gjilanit, për shkak se kanë një stadium ku i zhvillojnë ndeshje, transmeton kp.

Në javën e parë do të luhen këto ndeshje: Drita – Ferizaj, Flamurtari – Prishtina, Dukagjini – Ballkani, Feronikeli – Drenica, Llapi – Vushtrria dhe Trepça 89 – Gjilani.

Kujtojmë që kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht.