Fjalë Kyçe

Higuain do Anglinë, Milani ka dy alternativa

Higuain do Anglinë, Milani ka dy alternativa

Gonzalo Higuain ka vendosur të largohet nga Italia dhe sipas mediave të vendit fqinj ua ka bërë të ditur vendimin e tij drejtuesve të Milanit.

Klubi kuqezi, natyrisht, është i pari që vendos në një histori që përfshin Chelsea-n dhe Juventusin, ndaj e ka bërë të qartë që nëse e lë të lirë argjentinasin, refuzon të humbasë 18 milionë eurot e paguara për huazimin e sulmuesit verën e shkuar.

Për këtë arsye, dy janë rrugët që mund të ndiqen për zëvendësimin e 31-vjeçarit, edhe pse Milani prioritet ka ta mbajë, por është e qartë që një futbollist i pakënaqur është një rrezik i madh për të gjithë.

Hipoteza e parë

Milani ia kalon Chelsea-t huazimin e Higuain, me miratimin e Juves, duke marrë në shkëmbim 18 milionë euro skonto për blerjen përfundimtare të mesfushorit Bakayoko (nga 35 që është çmimi) dhe duke marrë në këmbim Morata-n, për të cilin Milani do kishte nevojë urgjente. Huazim 18-mujor, 5 milionë pagesë fillestare dhe 40 milionë për blerje përfundimtare, transmeton telesporti.

Hipoteza e dytë

Milani zeron kontratën e huazimit me Juventusin dhe i kërkon 19-vjeçarin Kean, si shlyerje të 18 milionëve paguar verën e shkuar. Më pas, Juve i shet Higuain Chelsea-t për 55 milionë, ashtu si ishte marrëveshja me Milanin, që sërish do të kërkonte Morata-n nga Chelsea.