Fjalë Kyçe

“Higuain është lojtari që mund t’i rindez shpresat e Chelsea për titullin”

“Higuain është lojtari që mund t’i rindez shpresat e Chelsea për titullin”

Kalimi i Higuain tek Chlesea është çështja më e përfolur e javëve të fundit, në afatin kalimtar dimëror.

Argjentinasi tash e sa ditë po kërkohet me ngulm nga skuadra londineze, apo thënë më mirë nga Maurizio Sarri, i cili tani është trajner i Chelsea.

Sarri kishte punuar me sulmuesin tek skuadra e Napolit, ku Higuain asokohe shkëlqente duke qenë top golashënuesi i Serie A.

Së fundmi, pas finales së Superkupës së Italisë, është raportuar se Chelsea dhe Higuain janë pajtuar për një transferim në formë huazimi.

E një koment për transferimin e argjentinasit në Londër e ka dhënë edhe ish lojtari i Chelsea, Mario Melchot.

“Ai është një lojtar ndryshe. Besoj se ai është i aftë që t’i bëjë ballë mbrojtjeve të Premierligës dhe ka shumë eksperiencë, gjë që i jep avantazh të madh” ka thënë Melchot, transmeton lajmi.net.

“Një skuadër si Chelsea nuk mund ta përballojë një sezon pa një sulmues që shënon numër të madh të golave. Për këtë arsye janë në pozitën aktuale në tabelë” ka thënë tutje ai.

Higuain po besohet të jetë zëvendësuesi ideal për Alvaro Moratan, i cili ka ngecur këtë edicion duke mos gjetur formën e tij më të mirë.