Fjalë Kyçe

Higuain shumë pranë Chelseat

Higuain shumë pranë Chelseat

Gonzalo Higuain është gati dhe pritet që të ateroi në Londër, pasi që Milan, Juventus dhe Chelsea i kanë finalizuar të gjitha detalet

Sky Sport Italia shkruan se marrëveshja ka ardhur drejt përfundimit në mbrëmje dhe Higuain duhet të pres deri në mëngjes për të ateruar në Londër me linjë të rregullt pasi që nuk dëshiron të shkojë me avion privat.

Nëse kontrata e Higuain regjistrohet të mërkurën në mesditë, ai mund të jetë gati që të luaj kundër Tottenhamit të enjte.

Megjithatë, do të jetë kohë e shkuartër që të kryhen testet mjekësore dhe mandej të regjistrohet lojtarit.

Efekti domino është arritur pasi që Milan është pajtuar për ta transferuar sulmuesin e talentuar të Genoas, Krzysztof Piatek i cili pritet që nesër ti përfundojë testet mjekësore në mëngjes.

Milan kështu do ta ndërprejë huazimin një sezonal për Higuain, duke paguar 9 milionë dhe jo 18 milionë.