Fjalë Kyçe

Himni i Kosovës intonohet me tekst në Sarajevë

Himni i Kosovës intonohet me tekst në Sarajevë

Pas Flaka Loxhës, edhe Laura Fazliu ka rrëmbyer medaljen e artë në Sarajevë.

Laura Fazliu është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Garuesja kosovare fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.
Në finale, Laura mundi holandezen, Nadia Krahten.

Pas Flaka Loxhës që fitoi të shtunën medaljen e artë në -57 kg, edhe Laura sot ngriti flamurin e Kosovës në Sarajevë dhe madje sipas Driton Kukës, himni u intonu edhe me tekst.

Postimi i plotë i Kukës në Facebook:

“Në BeH hymni edhe me teksti bile.
Edhe një e artë në Sarajevë!
Laura Fazliu 63 kg sjell medaljen e dytë të artë
IJF World Cirkuits Juniors
EJU European Cup U21 Sarajevë!”.