Fjalë Kyçe

Himni i Kosovës u këndua me tekst në Sarajevë (VIDEO)

Himni i Kosovës u këndua me tekst në Sarajevë (VIDEO)

Triumfi i Laura Fazliut në Kampionatin Evropian të xhudos U-21 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës, ku e mori medaljen e artë, bëri që himni i Kosovës të intonohej me tekst.

Nga ky aktivitet e ka përcjellë drejtpërdrejt në profilin e tij në Facebook, trajneri i xhudos, Driton Kuka.

“Në BeH himni intonohet, edhe me tekst bile”, ka shkruar trajneri i sukseseve të mëdha në publikimin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Laura është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për të vazhduar me sukseset e jashtëzakonshme të përfaqësuesve të këtij sporti.

Javë më parë, Majlinda Kelmendi triumfoi në Lojërat e dyta Evropiane të mbajtur në Minsk të Bjellorusisë, ku po ashtu ishte intonuar himni, por jo me tekst.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217142150123788&id=1170681102