Fjalë Kyçe

Hiqen rrethojat e Qeverisë së Kosovës, nuk dihet kush qëndron prapa këtij vendimi

Hiqen rrethojat e Qeverisë së Kosovës, nuk dihet kush qëndron prapa këtij vendimi

Rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë nisur të largohen nga disa punëtorë.

Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të behët ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nuk dihet ende se kush e ka marrë këtë vendim, dhe a është i çastit apo i diskutuar më herët.

IndeksOnline ka parë nga afër largimin e tyre, mirëpo deri tani askush nuk është deklaruar për këtë veprim.