Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka qenë një ndër emrat më të përfolur këto kohë në media rozë, pasi për javë të tëra emri i saj është lakuar si një nga moderatoret kryesore për prezantimin e reality-show “Big Brother Albania” e që këti vit do të vij në formatin “VIP”.
Në media gjithashtu u përfol edhe emri i Luana Vjollcës, e cila ishte në garë për këtë format së bashku me Osmanin. Por, sipas informacioneve Arbana do të rikthehet si prezantuese e “Big Brother Albania”.
“Big Brother Albania” kërkohet shumë nga ndjekësit sa që në çdo postim të Arbanës, ata e pyesin se kur do të nisë transmetimi.
Ajo ka postuar ditën e djeshme në rrjetin social “Instagram” një video, në të cilën shihet duke parë një film me shtëpi bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishaj, e që Arbana ka pyetur ndjekësit nëse e gjejnë dot titullin e filmit.
Por, siç duket ndjekësit nuk janë aspak kurioz për filmin, por vetëm për një çështje “Kur do të nis Big Brother VIP”
Kjo është pyetja që Arbanës i është bërë shumë herë dhe që mesa duket i ka ardhur në majë të hundës me të.
“Historia e jetës sime”, është përgjigjur Arbana pasi një ndjekëse i ka bërë këtë pyetje.