Fjalë Kyçe

Historia e pazakontë në timon, sa i afrohet rrethit i bie të fikët dhe ja plas së qarit

Historia e pazakontë në timon, sa i afrohet rrethit i bie të fikët dhe ja plas së qarit

Raste të tilla konfirmojnë në praktikë se disa njerëz nuk janë të destinuar të jenë pas timonit. Dhe pavarësisht se kanë vullnetin për të marrë patentën e shoferit, nuk e kanë aftësinë për ta bërë këtë. Sigurisht, disa prej tyre duhet t’i fajësojmë për vendosmërinë dhe këmbënguljen.

Një prej këtyre rasteve është edhe një 47-vjeçare britanike, e cila me gjithë dështimet e shumta, këmbëngul për të marrë patentën. Isabelle Stedman pas 30 vitesh leksione ende nuk është në gjendje të kalojë provimin. Arsyeja pse ndodh kjo është se asaj i bie të fikët sa herë është në timon.

Isabelle thotë se ka shpenzuar më shumë se 10,000 orë praktikë dhe nuk e ka kaluar ende provimin. Madje, ajo shprehet se bën maksimumin sa herë që është në provim, por shqetësohet sapo i afrohet një rrethrrotullimi.

“Nuk e kuptoj se çfarë më ndodh sa herë që bëj provim. Jam aq në ankth sa humbas ndjenjat për disa sekonda dhe qaj, sidomos kur i afrohemi një rrethrrotullimi” , tha 47-vjeçarja britanike.

Megjithatë, kjo britanike nuk është e vetmja që “lufton” për shumë vite për të marrë patentën. Në fillim të këtij viti, një polak 50-vjeçar u shfaq në një qendër testimi dhe mori një test teorik për herë të 192-të dhe dështoi./ Abcnews.al