Fjalë Kyçe

Historia e vecantë e pronarit që i vendosi hotelit emrin e qenit të tij

Historia e vecantë e pronarit që i vendosi hotelit emrin e qenit të tij

Dhjetë vite më parë, zona italiane e Cinque Terre u prek nga përmbytje vdekjeprurëse. Më 25 tetor 2011, pesë fshatrat e vegjël të peshkimit – të cilët kishin qenë prej kohësh një magnet për turistët nga e gjithë bota u goditën nga një nga përmbytjet më të këqija që ishin regjistruar ndonjëherë.

13 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë humbën prona dhe pasuri.  Të gjithë në Cinque Terre kanë një histori për të treguar për atë ditë të tmerrshme. Një nga më të jashtëzakonshmet vjen nga një pronar hoteli, Pierpaolo Paradisi. Ai u shpëtua atë ditë fatale, nga qeni i tij.  Dhe sot hoteli tashmë mban emrin e qenit të tij.

Hoteli ngrihet mbi shkëmbinjtë e Vernazza. Është pjesë e Prevo,  një fshat i vogël që ndodhet në Sentiero Azzurro. Vetëm një muaj më parë, ai kishte marrë një qen, Leo-  nga Serbia. Duke parë në Facebook gjatë verës, ai kishte lexuar për një grup aktivistësh për të drejtat e kafshëve, grupe që sillnin mace dhe qen në Itali sa herë që vinin për punë. Ai u kërkoi organizatave të zgjidhnin një qen për të.  Ata zgjodhën një qen të vogël, ngjyrë kafe nga Beogradi, raporton abcnews.al

“Historia e tij ishte e veçantë”, sipas Paradisi. “Nga 48 qen që u vranë vetëm ai arriti të shpëtonte.” Leo, siç do ta quante Paradisi, mbërriti në Liguria më 25 shtator 2011.

Një muaj më vonë, megjithëse qentë ishin të ndaluar të mbaheshin në zyrë, ai vendosi të merrte qenin në punë. Në atë zonë kishte ndodhur një stuhi, dhe ai nuk ndihej i sigurt të linte qenin vetëm në shtëpi.

“Ishte një shkelje që më shpëtoi jetën,” thotë ai. Në kohën kur çifti mbërriti në La Spezia, stuhia kishte filluar tashmë — shi i madh, bubullima dhe breshër. Paradisi vendosi të largohej herët, nga frika se moti do të përkeqësohej.

Paradisi e kishte futur Leon në pjesën e pasme të makinës së tij për udhëtimin prej 17 miljesh dhe në pjesën më të madhe të tij, qeni qëndronte në heshtje. Duke u afruar gjithnjë e më shumë Prevos, teksa makina u përplas rreth shkëmbit, Leo bëri lëvizjen e tij.

“Ai u hodh përpara dhe qëndroi tek gjunjët e mi, kështu që më duhej të ndaloja”, tha Paradisi. Në atë moment, pikërisht kur ai po përpiqej të largonte qenin nga prehri i tij dhe të nisej përsëri, shkëmbi u rrëzua përpara tyre. Paradisi e ka quajtur hotelin Leo dhe një foto e qenit është ngjitur me krenari në derë.

Leo luan nikoqirin e përsosur, duke përshëndetur mysafirët, duke i shoqëruar në dhomat e tyre dhe duke kryer patrullime të rregullta rreth pronës. Ai shkon me Paradisin çdo pasdite për të marrë mysafirë nga Corniglia aty pranë me Jeep-in e tyre, raporton abcnews.al

“Ne jemi bashkë 24/7 — E marr kudo që shkoj, madje edhe tek dentisti. I vetmi vend ku nuk mund ta çoj është në gjykatë,” thotë Paradisi.

Ndërkohë, fama e Leos është përhapur kudo. Në vitin 2012, vitin pas përmbytjes, atij iu dha çmimi kryesor në Premio Internazionale Fedeltà del Cane, ose çmimi ndërkombëtar për besnikërinë e qenve. Paradisi mendon se nuk ishte rastësi që Leo e ndaloi atë ditë.

Ai thotë se edhe pse fillimisht mendoj se qeni kishte frikë, ekspertët mendojnë se është diçka më tepër. “Ata nuk mund ta shpjegojnë shkencërisht, por ata mendojnë se disa qen e kanë këtë aftësi — që qentë që vuajnë [trauma] zhvillojnë  shqisën e shtatë,” thotë Paradisi.

“Qentë kanë 150 milionë receptorë të nuhatjes; njerëzit kanë pesë milionë. Ata mendojnë se kjo u jep atyre aftësinë për të ndjerë rrezikun. Ata e dinë se diçka po ndodh, edhe pse ne nuk mund ta kuptojmë.

“Nëse ai thjesht do të kishte qenë i frikësuar, ai mund të kishte qëndruar pas dhe të qante. Por ai ishte plotësisht i heshtur, sikur po dëgjonte diçka.Dhe në një moment të caktuar, u duk sikur tha,”Stop, ndalo”.

Leo tani është rreth 14 vjeç dhe Paradisi mendon “shpesh” për ditën kur do të mbetet vetëm. “Do të jetë e pamundur ta zëvendësoj, por do të marr një tjetër, sepse dua të ndihmoj një qen tjetër. Do të vazhdoj t’i marr nga Serbia,” tha ai.

Por tani për tani, Leo është pranë tij. Dhe këtë javë, ndërsa Cinque Terre po përgatitet të përkujtojë ngjarjet e tmerrshme të 10 viteve më parë, Paradisi do të mendojë për atë pasdite në rrugën për në Vernazza -dhe qenin që e shpëtoi atë.