Fjalë Kyçe

Historiani nga Shqipëria: Xhafer Deva ishte personi më i besuar i gjermanëve në trojet shqiptare

Historiani nga Shqipëria: Xhafer Deva ishte personi më i besuar i gjermanëve në trojet shqiptare

Historiani nga Shqipëria, Marieglen Kasmi ka folur në lidhje me figurën e Xhafer Devës, duke thënë se ishte personi më i besuar i gjermanëve në trojet shqiptare dhe nuk që nuk mund të ishte anti-fashist.

“Duhet të ndodhi gjithmonë një ngjarje apo diçka e caktuar që ne të i rikthehemi shikimi të historisë, dhe të detyrohemi në njëfarë mënyrë që të bëjmë një vlerësim retrospektive të personazheve historike të historisë së kombit shqiptar, sikurse ka qenë edhe Xhafer Deva”.

Kasmi thotë se se Xhafer Deva si ministër i jashtëm në Shqipëri, u shërbente forcave nacional socialiste.

“Ndjehem mirë kur shikoj edhe reagimin që ka patur edhe nga institucionet që e kanë mbështetur këtë veprim, sa i përket restaurimit të cilët e kanë tërhequr qëndrimin e tyre ndaj kësaj gjëje, nuk bëhet fjalë këtu për vetëm një godinë, pra në kuptimin a duhet që të shikojmë të restaurojmë një godinë e cila ka vlera sa i përket pikëpamjeve arkitektonike, por mbi të gjitha mbi personazhin pra çfarë përfaqëson ajo godinë, nëse i hymë një vlerësimi historik të Xhafer Devës, ku veprimtarinë më të spikatur e ka pasur gjatë luftës së dytë botërore në Shqipëri, konkretisht si ministër i brendshëm në qeverinë Mitrovica, por edhe ne qeveritë pasardhëse pas rënies së qeverisë Mitrovica. Kemi të bëjmë me një politikanë i cili u radhit qartazi përkrah forcave nacional socialiste, por po ashtu si ministër i qeverisë, i shërbente në planë të parë këtyre forcave”, theksoi Kasmi.

Tutje, Kasmi theksoi edhe veprimtarin e tij 14 mujore gjatë qëndrimit në Shqipëri, duke thënë se nuk ishte një periudhë pozitive.

“Kjo veprimtari çfarë impakti ka pasur ndaj vendit, kështu që nëse do ta shikojmë të gjithë këtë periudhë 14 mujore që ka qëndruar në Shqipëri, nën qeverinë e gjermanëve dhe këtu kam parasysh të gjitha masa që kjo qeveri merrte kundër bashkëkombësve të saj për llogari gjithmonë të pushtuesit gjerman sigurisht që dalim në një bilanc negativ, sepse këtu nuk bëhet fjalë për orientimin e gabuar politike në kuptimin e thjeshtë të fjalës, por bëhet fjalë për jetë njerëzisht, pra kur një ministër i brendshëm firmos arrestimin e bashkëkombësve të tij për llogari të një pushtuesi të huaj, dhe besoj që të gjithë bien dakord se çfarë përfaqësonte nazizmi gjatë luftës së dytë botërore, atëherë sigurisht jemi në kushtet e një distancimi dhe të një vlerësimi pra për këtë periudhë kohe jo pozitiv të këtij personazhi historik”, shtoi ai në klankosova.

“Nëse shtëpia restaurohet për vlerat e saj të kulturës, traditës, por pa përmendur emrin, pa e bërë objekt që kjo është shtëpia e tij”.

“Xhafer Deva ishte personi më i besuar i gjermaneve në trojet shqiptare, nuk mund të ishte anti-fashist”.