Një qytet në Kinë ka ndaluar banorët e tij të hanë mish qen dhe maceje, përmes një ligji të ri novator, në vazhdën e frenimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.
Aktivistët e kafshëve kanë kërkuar që qeveria kineze të ndalojë konsumimin e kafshëve shtëpiake për vite me radhë, dhe marrëveshja e re është e para e këtij lloji në vend. Legjislacioni u miratua dy ditë më parë nga ligjvënësit në Shenzhen, një qytet me rreth 13 milionë njerëz, dhe do të hyjë në fuqi më 1 maj, sipas një njoftimi të qeverisë.
Një grup bamirësie përshëndeti kalimin si një “vendim historik” sa i takon mbrojtjes së kafshëve në Kinë. Festivali vjetor i mishit Yulin Dog është një nga festivalet më të diskutueshme në Kinë. Në të vriten dhe gatuhen mijëra qen e mace dhe hahen nga vendasit.
Përveç qenve, rregulloret tashmë ndalojnë mishin e gjarprit, bretkosës dhe breshkës nga tryeza e darkës. Vendimi vjen në kohën kur Kina ndaloi të gjithë tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra, një praktikë që besohet të jetë përgjegjëse për epideminë vdekjeprurëse të virusit të vendit.