Elvana Gjata së shpejti publikon projektin e ri.
Elvana Gjata aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit, por nuk e ka ndalur punën për këngët e reja, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur që së shpejti lanson këngën e re, e cila edhe kësaj radhe është bashkëpunim.
Ani pse nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës, u kuptua se projekti i ri i Elvanës është duet me Ardian Bujupin.