Portugalia u bë finalistja e parë e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligës së kombeve, teksa mposhti Zvicrën mbrëmë në gjysmëfinale e zhvilluar në “Estadio do Dragao” të Portos, me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Alo.
Ndërsa sonte në mbrëmje, por këtë herë në stadiumin “D. Afonso Henriques” të Guimaresit, do të përcaktohet edhe skuadra tjetër finaliste, që të dielën e 9 qershorit, do të diskutojë trofeun përballë Portugalisë.
Holandë – Angli luhet sonte nga ora 20:45 me këto formacione startuese.
Holandë:
Cillessen; Dumfries, Van Dijk, De Ligt, Blind; De Beek, De Jong, De Roon; Bergwijn, Depay, Babel
Angli:
Pickford; Walker, Stones, Maguire, Chilwell; Barkley, Rice, Dier; Sancho, Rashford, Sterling. /Gazeta Alo