Holanda ka raportuar rastin e parë të viktimës nga riinfektimi me koronavirus.
Siç njofton edhe BBC-ja, bëhet fjalë për një 89-vjeçare.
Raportohet se ajo ishte lëshuar nga spitali pasi ishte kuruar nga koronavirusi, por 2 muaj më vonë, ajo u infektua përsëri. Herën e dytë virusi raportohet se ka qenë më i ashpër.
Sistemi imunitar i saj u komprometua nga një lloj i rrallë i palcës kockore të limfomës, e quajtur ‘makroglobulinemia’. Ajo së pari u shtrua në spital me ethe dhe kollë të rëndë, por u shërua dhe shkoi në shtëpi. Pesëdhjetë e nëntë ditë më vonë, dhe menjëherë pasi filloi një procedurë të re të kimioterapisë, ajo u infektua përsëri me koronavirus. U shtrua në spital, u testua negativisht për antitrupa dhe vdiq dy javë më vonë.