Studentja saudite, e cila u largua nga Mbretëria për të jetuar në Kanada, është sharë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi postoi një foto me bikini.
Rahaf Mohammed al-Qunun publikoi një foto të saj, ku shfaqej në një anë me shami dhe në tjetrën me bikini.
Ajo e cilësoi transformimin si ndryshimin më të madh në jetë, duke shtuar se ishte detyruar që të vishte një shami të zezë dhe kontrollohej gjithë kohës nga meshkujt.
Por, ky postim i saj nuk është pritur mirë nga kritikët e Arabisë Saudite, të cilët kanë vërshuar me komente kundër saj.
The biggest change in my life.. from being forced to wear black sheets and being controlled by men to being a free woman. https://t.co/HHhlPCGc9e pic.twitter.com/oGAh9AgK6Q
— Rahaf Mohammed رهف محمد (@rahaf84427714) January 26, 2020