Dashi
21 Mars – 19 PrillNdieni mungesën e një miku që tashmë nuk jeton. Edhe pse është shumë e vështirë të përballeni me këtë humbje, ky përjetim do të ndikojë pozitivisht në personalitetin tuaj. Jini mirënjohës për njerëzit që bëjnë pjesë në jetën tuaj. Asnjëherë mos ngurroni t’u tregoni se sa të rëndësishëm janë ata për ju. Planifikoni të kaloni më shumë kohë së bashku. Një ekip apo organizatë mund t’u sjellë të ardhura financiare. Kursimet do të shërbejnë si një mbulesë midis jush dhe pasigurisë që keni. Si rezultat, do të keni mundësi t’i paguani faturat tuaja me lehtësi.
Demi
20 Prill – 20 Maj Bëni kujdes me temperamentin, kur diskutoni me familjarë ose shokë. Dikush me besimet joracionale do t’ju mbushë me zemërim. Pavarësisht sa mundoheni t’ju tregoni faktet, ata do të rezistojnë. Do të jetë më mirë t’i lini ata të merren me pasojat. Shqetësoheni për perspektivat tuaja profesionale. Nëse po bie puna në industrinë në të cilën punoni, atëherë provoni të bëni diçka tjetër. Përmirësimi i aftësive tuaja kryesore do t’ju bëjë të mundur t’i zgjidhni problemet. Bëni kujdes me fatin, edhe nëse kërkohet sakrificë në këtë drejtim.
Binjakët
21 Maj – 20 QershorNdaloni me shpenzime ekstravagante. Nëse partneri juaj ose dikush shumë i dashur për ju bën kërkesa të paarritshme, është koha t’i ftoni dhe të diskutoni sinqertë për financat. Nuk jeni aspak negativ në trajtimin e rasteve. Por të kërkoni para borxh është një histori krejt tjetër. Mos bëni blerje nga një uebfaqe jashtë shtetit që po shet mallra me çmime tej mase të ulëta. Pas disa hulumtimeve që do t’i bëni, do të gjeni se ky shitës është mashtrues. Nëse një marrëveshje ju duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë me siguri se nuk duhet t’i besoni.
Gaforrja
21 qershor – 22 KorrikZbuteni pak historinë shqetësuese. Dikush po e ekzagjeron të vërtetën për të shkaktuar panik tek ju. Të qëndruarit qetë para panikut do t’ju mundësojë të kompletoni një punë të rëndësishme. Saktësia dhe kujdesi juaj do ta kënaqë një klient. Do të zhgënjeheni me lajmin mbi politikën e sigurimit, edhe pse tani është koha e papërshtatshme të përjetoni humbje, ende ka hapësirë për të pritur. Përqendrimi në një udhëtim të radhës do t’ju bëjë mirë që ta ndryshoni imazhin e krijuar për ju.
Luani
23 Korrik – 22 GushtPartneri juaj i zemrës apo biznesit po kalon nëpër një krizë familjare. Është e vështirë të jeni i dashur, ju gjithmonë keni ndjerë se të afërmit e tyre nuk ishin mjaftueshëm të përgjegjshëm. Nuk është aspak e këndshme t’i shihni të dashurit tuaj tek bëjnë zgjidhje të gabuara. Ndaluni dhe mos i akuzoni ata për gabimet që i kanë bërë ose fjalët jo të këndshme që i kanë thënë, ata janë të vetëdijshëm për gabimet. Do të ishte më mirë t’u ofroni ndihmë. Bëni disa punë në shtëpi dhe gatuani ushqime të ndryshme. Lidhja juaj do të përmirësohet, për shkak të sjelljeve tuaja të mençura.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 ShtatorShkas i keqardhjes mund të jetë një premtim i dhënë për të qenë garantues i një kredie ose kthimi i një police sigurimi për një person të rritur. Gjithmonë keni qenë të kujdesshëm për financat tuaja, por duke u mbështetur një person të afërt financiarisht do t’i harxhoni të gjitha kursimet që keni mbledhur deri më tani. Sa më shpejtë që ky i afërm të jetë në gjendje ta mbajë veten, do t’ju gjejë zgjidhjen. Fillimisht ata nuk do t’ia dalin me të gjitha shpenzimet, por ky nuk është faji juaj. Të shpenzuarit në mënyrë të kujdesshme është një proces që duhet mësuar, lërini të dashurit tuaj ta mësojnë këtë proces.
Peshorja
23 Shtator – 22 TetorKeni dëshirë të mund të transferoheni në ndonjë vend të largët për t’i shpëtuar problemeve. Tani është e pamundur të zhvendoseni dhe nuk do të thotë që kjo do t’ju bëjë mirë. Nëse doni që ta zgjidhni një situatë, do të duhet të ndryshoni qëndrimin. Mos qëndroni në një marrëdhënie, punë ose situatë jetese që nuk ju konvenon. Bixhozi do të rezultojë në humbje të mëdha. Mbani paratë tuaja të fituara në bankë, aty ku edhe e kanë vendin. Nëse doni të fitoni më shumë para, provoni t’i shitni punimet tuaja të dorës në internet. Do të habiteni se sa shumë të ardhura mund të gjeneroni.
Akrepi
23 Tetor – 21 NëntorRregulloni një problem në shtëpi sa më parë që është e mundur, thirrni hidraulikun ose elektricistin për këtë. Sa më shumë të zgjatë ky proces, aq më shumë do t’ju kushtojë. Punësoni dikë me reputacion të lartë, një amator vetëm se do ta përkeqësojë situatën. Tani nuk është koha e duhur për të blerë pronë ose marrë me qira një zyre, veçanërisht me partnerin tuaj. Keni nevoja dhe shije të ndryshme që duhet të zgjidhen para se ta bëni një hap të tillë. Uluni dhe diskutoni sinqertë me njëritjetrin. Bëhuni të sinqertë.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 DhjetorJeni shqetësuar për shëndetin e një të afërmi apo komshiu. Në vend që të shqetësoheni, bëjini ata të ndihen rehat. Gjeni kohë për të folur nga një distancë e sigurt në këto kohë të vështira. Nëse ata jetojnë larg jush, mendoni mirë për një dhuratë të këndshme për ata. Një paketë mund të vonohet a humbet. Mblidhni sa më shumë informacione që të mundni për të filluar një kërkim. Nëse prisni shumë gjatë, do të humbisni një mundësi për të marrë një rimbursim ose zëvendësim. Koha është jetike.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 JanarPritja e rritjes së pagës do të vonohet. Kjo do t’ju zemërojë. Keni dhënë shumë për ta kënaqur punëdhënësin. Më e pakta që ata mund të bënin është që të tregojnë mirënjohje për ju. Në vend që të zemëroheni, kërkoni një punë më të mirë, pasi situata të jetë përmirësuar. Kjo do t’ju ndihmojë të bëni një listë të aspekteve pozitive lidhur me situatën aktuale të punës. E kjo do të ndihmojë që të jeni më optimist dhe entuziast për pozitën tuaj të ardhshme. Një nga magnetet më të fuqishëm të prosperitetit është lumturia.
Ujori
20 Janar – 18 ShkurtPranimi i shumë projekteve ju shpërqendron dhe shqetëson. Ristrukturoni agjendën tuaj, edhe nëse do të duhet t’ia ktheni shpinën një pune fitimprurëse. Përkundër besëtytnive, nuk keni pse të punoni shumë për të fituar shumë para. Do të keni para të mjaftueshme kur të jeni të qetë dhe të kënaqur. Keni kujdes se si po e kaloni kohën tuaj. Energjinë tuaj kushtojani hobit dhe lidhjes tuaj të preferuar. Shmangni koprracinë sikur të jetë në pyetje ndonjë sëmundje.
Peshqit
19 Shkurt – 20 MarsDo të zbulohen sekretet e rastësishme. Pasi të keni mësuar të vërtetën, do të jeni në një pozitë më të mirë. Në vend që të bini viktimë e një manipuluesi, qëndroni larg tij. Merrni disa masa paraprake shtesë që mundësojnë sigurinë e shumë faktorëve në llogaritë tuaja. Jeni përpara një vendimi të rëndësishëm. Mos u mbështetni në faktet e dikujt tjetër. Pas disa hulumtimeve të pavarura, do të zbuloni se situata është shumë më ndryshe sesa duket. Varet nga ju t’i mbroni interesat tuaja personale.