Dashi
21 Mars – 19 Prill
Një mik do t’ju kërkojë që të bëni disa ndryshime në mënyrë që t’u përshtateni planeve dhe ideve të tyre. Edhe pse kjo do të jetë e papërshtatshme, do të jini të lumtur nëse veproni kështu, pasi që e dini se edhe ata do ta bënin të njëjtën gjë për ju. Ajo që nuk e dini është se sa shumë përfitoni duke bërë përshtatje të tilla.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Kur flisni me partnerin apo një bashkëbanues, ndonjëherë do t’ju duket sikur po flisni me veten. Kur kërkoni mendimin e tyre, ata rëndom nuk kanë shumë për t’ju thënë. Edhe pse ua shfaqin se pajtohen me pikëpamjet tuaja, juve ju duket sikur është e kundërta. Kjo mungesë komunikimi po fillon t’ju irritojë.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Puna në një organizatë bamirëse si vullnetar do t’ju gjenerojë të ardhura financiare. Nisni një program që mund t’ju ndihmojë njerëzve të ndjeshëm të shoqërisë. Njerëzit ndikohen nga personaliteti juaj motivues dhe do të tërhiqni goxha mbështetje. Shokët dhe familja ndihen rehat e nuk mbrohen kur janë në praninë tuaj. Të fshehtat janë zbuluar.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Do ta keni mundësinë që t’i falënderoheni dikujt në komunitetin tuaj, i cili ka dalë nga vetja duke i ndihmuar të tjerëve gjatë karantinës. Kanë të drejtë ta fitojnë respektin dhe famën që e meritojnë. Përmbushja do të vijë nga një projekt grupor. Duhen marrë vendime të rëndësishme. Tani është koha të mendoni nëpërmjet mendimeve të grupeve të tjera të interesuara.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Para se të blini diçka online bëjeni një listë të prioriteteve. Mund të gjeni një numër ofertash tërheqëse që do të jetë e vështirë t’i rezistoni. Nëse keni keq para, jini të ndjeshëm dhe vendosjani vetes një rregull. S’është koha të harxhoni para për një telefon, veturë apo kompjuter të ri, edhe pse një i afërt po ju shtyn ta bëni këtë.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Muajt e kaluar kanë qenë të vështirë për industrinë ku punoni. Nuk do t’ju befasojë nëse do të ketë nevojë për shkurtime të radhës dhe që të merren masat e reja. A jeni i/e papunësuar? Një ofertë e re do t’ju vijë për shkak të disa ndryshimeve që s’i ka pritur askush.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Keni planifikuar shumë, por mos t’ju rrëmbejnë emocionet. Mund të mos jeni aq praktik e të organizuar sa mendoni. Para se të kërceni në diçka, shikoni mirë para se të zhyteni. Nuk do të mund të nxirrni fjalë, kur flisni me një fqinj të shoqërueshëm.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Po flitet se komuniteti juaj ka nevojë për shumë para. Nëse një grup po kërkon mbështetje që t’i mbajnë gjërat në drejtimin e duhur, atëherë jini aty për ta. Dikush në shtëpi është i acaruar dhe çfarëdo që do t’i thoni nuk do t’i kënaqë.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dikush do ta bëjë zgjedhjen e gabuar rreth një problemi me punën apo paratë. Keni përshtypjen se po e zmadhojnë situatën, e cila nuk është as përgjysmë e rëndë sesa e bëjnë. Lërini të shfryhen dhe të ankohen, po qe se e shihni se kjo gjë i bën më të lumtur. Nuk keni nevojë t’i dëgjoni.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Dikush që është në kulmin e fuqisë do ta mbështetë një kauzë në të cilën jeni të përfshirë. Paratë do të pranohen për një ngjarje të vlefshme. Ngjarjet e papritura do ta bëjnë këtë ditë të pazakontë. Shumë pak mund të parashikohet për jetën tuaj tani. Vazhdoni të ecni me rrjedhën.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Mos ngurroni t’i përmbushni premtimet, që veçse i keni dhënë. Lumturia që do të shpërndani duke i mbajtur ato, do të jetë e pamatshme. Dikush po pret t’i vizitoni. Në vend se të jini të paqartë, bëni plane. Nëse ju ofrohet një zgjidhje, kërkoni që t’i bëni aktivitetet e mbrëmjes më të qeta sesa zakonisht.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Njerëzit po fillojnë ta shohin një dell të pavarur, që zakonisht nuk u lidhet me ju. Jeni lodhur duke shkuar në një linjë me rregullat dhe ligjet që ju duken se nuk kanë kuptim. Nëse çdo gjë shkon mirë, nuk shihni arsye pse disa njerëz vendosin të bëjnë ndryshime. Mënyra juaj rebele mund ta krijojë një grup të vogël fansash.