Fjalë Kyçe

Hoti doli pozitiv me COVID-19, futbollistët e Prishtinës testohen të mërkurën

Hoti doli pozitiv me COVID-19, futbollistët e Prishtinës testohen të mërkurën

FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2019/20.

Skuadra kryeqytetase në finalen e kësaj gare e ka mposhtur Ballkanin e Therandës me rezultat 1:0.

Kjo është hera e shtatë që FC Prishtina triumfon në këtë kompeticion, derisa në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Gjatë jatë ditës së sotme u konfirmua se Hoti ka dalur pozitiv me COVID-19, derisa Armend Dallku, trajner i FC Prishtinës, ka thënë se skuadra e tij do të testohet të mërkurën.

“Ky është një problem më serioz për FC Prishtinën, do të mundohemi t’i kryejmë testet të mërkurën”, deklaroi Dallku në “Sports Show”

“Ne do të jemi të gatshëm për çdo situatë, mund të jetë një problem shumë i madh për ne, andaj më frikëson pak kjo situatë”, shtoi ai.