Fjalë Kyçe

Hoti flet për mundësin e krijimit të Qeverisë se re

Hoti flet për mundësin e krijimit të Qeverisë se re

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka thënë se partitë politike duhet t’i përgjigjen konsultimeve të thirrura nga presidenti, i cili sipas tij, është i obliguar t’i përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se partitë duhet të vendosin në mes dy opsioneve:

Partitë politike, sipas Hotit, në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione.

Postimi i plotë:

Kosova është me qeveri në detyrë, e cila duhet të kujdeset për menaxhimin e situatës emergjente shëndetësore nëpër të cilën po kalojmë. Dhe deri më tani ka bërë punë të mirë, duke përfillur këshillat e ekspertëve shëndetësorë të IKSHP, me përjashtim të mungesës të një koordinimi më të afërt me komunat nga kreu i Qeverisë dhe mbështetjes më të madhe për komunat, si dhe për policë, doganierë dhe të tjerë që janë në ballë të kësaj pandemie.

Partitë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga Presidenti, i cili është i obliguar të përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re.

Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione.

E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare.

E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate.

Rrugë tjetër nuk ka. Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik.

Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga Kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica.

Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë.