Avdullah Hoti nga LDK sonte në Rubikon ka zbuluar tekstin ‘qesharak’ të propozuar nga Vetëvendosje rreth presidentit.
Hoti thotë se më absurdja është pika e katërt, e cila thotë që për votimin e presidentit të mos pranohen vota jashtë koalicionit.
Teksti që e kanë dhënë për presidentin ka qenë më se qesharak.
E para: Të dy partitë do të angazhohen për shkarkimin e presidenti aktual. Ashtu kanë insistuar.
E dyta: Të dy partitë të angazhohen në gjetjen e një kandidati jashtëpartiak.
Pika e tretë: Nëse dështon identifkimi i gjetjes së atij kandidati, VV do të pranojë të mbështesë një kandidat nga LDK, por duhet të merr miratimin e organeve të VV dhe e fundit më absurdja: Të dy partitë dakordohen se nuk do të pranojnë asnjë votë jashtë koalicionit qeverisës, që i bie mos me zgjedh presidentin.
‘’A ka logjikë kjo. Ky është propozim që nuk e zgjedh presidentin.