Fjalë Kyçe

Hoti: Jemi në rrugën e duhur për menaxhimin e pandemisë, po përgatitemi për fazën e re

Hoti: Jemi në rrugën e duhur për menaxhimin e pandemisë, po përgatitemi për fazën e re

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për menaxhimin e pandemisë. Ai ka thënë se duhet shtrënguar masat në mënyrë që të përgatiten për vjeshtë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë pas pandemisë sistemi i shëndetësisë ka hyrë në një plan më afatgjatë të ristrukturimit të sistemit shëndetësor.

Hoti ka shtuar se në kuadër të planit të investimeve është futur edhe shëndetësia.

“Rënia e rasteve na ka dhënë një qetësi shpirtërore ju përgëzoj për punën. Po hyjmë në fazën e vjeshtës besoj që jemi në rrugë të duhur për menaxhimin e pandemisë, objekti duhet të bëhet gati për vjeshtë të nis vaksinimi i rregullt që të jemi një mbrojtje për grupe të rrezikuara. Para dy muajve 30 deri 40 për qind nuk e besonin që virusi ekziston por tash kemi një situate tjetër. Në kuadër të një plani të investimeve e kemi fut edhe shëndetësinë i kemi marr disa inpute për të krijuar një buxhet që të rrisim kapacitetet shëndetësore”, ka thënë ai.

“Ministri ka presione të ndryshme nga grupe por duhet t’i mbajmë këto pasi vala e dytë është kthyer në Evropë andaj duhet të jemi të përgatitur. Do të vazhdojmë t’i kryejmë pagesat për shtesën që do të paguhen të gjithë nga personeli”, ka deklaruar kryeministri Hoti.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në këtë kohë duhet të ngritët gatishmëria dhe llogaridhënia.

Ai ka thënë se do të ketë matje të performancës duke filluar nga ministria dhe në institucione tjera.

Si ministër na duhet progres, unë e kam një zotim ata që janë të lodhur nuk mundem me përcjell dinamikën duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të kryejnë detyrat me moral e punë. Jemi në fazë që na është mundësi që të marrim frymë më lirshëm. Por në këtë kohë do të ngrisim gatishmërinë. Do ta ngirisim llogaridhënien. Të japim impute më të rëndësishme dhe të kemi vlerësim real mbi gjendjen që po kalojmë. Do te kemi matje të performances duke filluar nga ministria e tutje. Në bazë të pozitave t’i ndajmë përgjegjësit dhe të avancojmë sistemin shëndetësor”, ka thënë Armend Zemaj.