Fjalë Kyçe

Hoti komenton mundësinë e bllokimit të dialogut me Serbinë

Hoti komenton mundësinë e bllokimit të dialogut me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë.

Për Hotin, marrëveshja e vitit 2013 është çështje e kryer dhe nuk do të rihapet më. Derisa dje u raportua se raundi i radhës i bisedieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të mos mbahet, Hoti sot në konferencë për media ka thënë se nuk e di nëse takimi i paralajmëruar për 28 shtator do të anulohet, raporton Gazeta Express.

“Kjo temë nuk diskutohet, sepse është e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe më pastaj marrëveshja tjetër e parimeve më 2015, që në fakt e përmirëson marrëveshjen e vitit 2013. Pra, kjo nuk është temë që hapet në procesin e dialogut. Nuk e di a do tëmbahet takimi në Bruksel. Do të shohim në ditët e ardhshme”, ka thënë Hoti.

Ai ka ripërsëritur se Kosova është e angazhuar që ta çojë përpara procesin e dialogut me Serbinë.