Fjalë Kyçe

Hoti krenohet se do të vijnë investime tjera të amerikanëve qe ishin ndalur në kohën e Kurtit

Hoti krenohet se do të vijnë investime tjera të amerikanëve qe ishin ndalur në kohën e Kurtit

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i lumtur për shkak se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të vazhdojë ta mbështes Kosovën.

Hoti tha se ka marrë një letër nga kryeshefi i MCC-së, Seanc Cairncross, ndërsa shton se ai ka është shprehur se ky vendim ka ardhë si rezultat i angazhimit të qëndrueshëm të Kosovës për fuqizimin e institucioneve demokratike.

“Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) vazhdon mbështetjen për KosovënJam i lumtur të ndaj me ju lajmin se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes kompakte për Kosovën.Në letrën që kam pranuar nga z. Sean Cairncross, kryeshef ekzekutiv në MCC, thuhet se ky vendim vjen si njohje e partneritetit tonë të fuqishëm dhe angazhimit të qëndrueshëm që Kosova ka bërë në fuqizimin e institucioneve demokratike, duke mbajtur politika të shëndosha ekonomike dhe duke investuar në qytetarët e sajë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar edhe disa çështje tjera, të cilat thotë se janë vlerësuar nga MCC-ja, në mesin e të cilave edhe luftimi i korrupsionit.

“Bordi i MCC-së ka vlerësuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe punën e zellshme për të zbatuar me sukses programin e pragut të Kosovës.MCC-ja vlerëson edhe formimin e Ekipit të Veprimit, për zhvillimin e sektorit të gazit i cili vazhdon të ketë burimet dhe vëmendjen e nevojshme nga zyra ime dhe nga të gjitha ministritë përkatëse.Jam shumë i lumtur për vazhdimin e mbështetjes nga ana e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe pres thellimin e partneritetit për të jetësuar një program ambicioz inovativ dhe transformues në Kosovë”, ka shkruar Hoti.

Investimet e MCC-së ishin pezulluar përkohësisht gjatë Qeverisë Kurti, për shkak të insistimit të ish-Kryeministrit për ta mbajtur taksën dhe reciprocitetin.