Fjalë Kyçe

Hoti: Me marrëveshjen e sotme Kosova kthehet në qendër të aktivitetit ekonomik në Ballkan

Hoti: Me marrëveshjen e sotme Kosova kthehet në qendër të aktivitetit ekonomik në Ballkan

Kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një konference për media, pas takimit me delegacionin nga SHBA, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot në Prishtinë me SHBA-në është historike.

“Kjo është marrëveshje historike. Ajo që po shohim është vëmendja e Shtëpisë së Bardhë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këtë vëmendje Kosova dhe regjioni nuk e kanë pasur që nga shpallja e pavarësisë. Ka qenë Presidenti Bush nga Tirana që ka treguar vëmendjen ndaj Kosovës me ato deklaratat e tij dhe tash është Trump për të çuar dy vendet drejt normalizimit të plotë”, tha Hoti.

Sipas tij, kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale.

“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale. Kur arrihet marrëveshja finale nuk e di por ne si qeveri jemi të përkushtuar për të lëvizur drejt saj. Kemi marr vendimi bukur te vështira, jo populiste por në funksion të arritjes se kësaj marrëveshje, siç është kjo e 4 shtatorit”.

Hoti ka thënë se me marrëveshjen e sotme përfiton komplet regjioni dhe në veçanti Kosova.

“Me këtë Kosova kthehet në qendër të aktivitetit ekonomik në Ballkan”.