Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me coronavirusin (COVID-19), përfshire mbylljen e shkollave.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se me vendimin e sotëm kanë evituar rrezikun për 500 mijë persona (fëmijë, nxënës e studentë) që të ekspozohen ndaj rrezikut të marrjes dhe shpërndarjes së virusit.
“Nuk ka nevoje për panik pasi nuk ka asnjë rast te identifikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt”, ka shkruar Hoti.