Fjalë Kyçe

Hoti nesër në interpelancë për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës

Hoti nesër në interpelancë për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është thirrur në interpelancë rreth shuarjes së Task-forcës antikorrupsion.

Të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca plenare për interpelancën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë  e Kosovës.

Kërkesa për këtë interpelancë është bërë nga tetë deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 15:00.