Fjalë Kyçe

Hoti nga Tirana: Dialogu në SHBA nis me agjendë ekonomike për të vazhduar me atë politike

Hoti nga Tirana: Dialogu në SHBA nis me agjendë ekonomike për të vazhduar me atë politike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot në Tiranë me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.

Para mediave, Hoti është pyetur se a ka diskutuar me emisarin special të SHBA-ve, Richard Grenell, për caktimin e takimit të dytë në Uashington mes Kosovës e Serbisë, shkruan lajmi.net.

Hotyi tha se ai është i gatshëm dhe në komunikim të vazhdueshëm me Grenellin për ta caktuar takimin e dytë.

Ai po ashtu nënvizoi se takimi do të ketë karakter ekonomik në fillim e më pas edhe politik.

“Kosova ka institucione legjitime kushtetuese të gatshme të marrin të gjitha përgjegjësitë. Unë jam i gatshëm dhe në koordinim me Grenell për të caktu një datë për dialogun, me një agjendë fillimisht ekonomike e më pas politike, për njohje reciproke dhe normalizim të raporteve mes dy vendeve”, tha Hoti.