Fjalë Kyçe

Hoti pas takimit me Vuçiq: Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë

Hoti pas takimit me Vuçiq: Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se është shënuar progres në kuadër të dialogut të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Hoti përmendi dy tema që që janë diskutuar gjatë bisedimeve: çështja e të pagjeturve dhe zhvillimi ekonomik.

Megjithatë Hoti nuk dha më shumë detaje, por sinjalizoi se gjatë ditëve në vijim do të merren vesh detajet.

“Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, tha Hoti.