Fjalë Kyçe

Hoti për arrestimet e krerëve të OVL UÇK: Veprimet e Dhomave të Specializuara duhen respektuar

Hoti për arrestimet e krerëve të OVL UÇK: Veprimet e Dhomave të Specializuara duhen respektuar

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas arrestimeve të krerëve të OVL UÇK-së dje nga Policia e EULEX-it.

Ai tha se Qeveria e Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese dhe si të tilla duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shkruar ai në Facebook.