Fjalë Kyçe

Hoti përgjigjet se pse po mbahet e fshehur letra e Presidentit për mandatarin

Hoti përgjigjet se pse po mbahet e fshehur letra e Presidentit për mandatarin

Pas takimeve që pati gjatë të martës, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kanidati i partisë së tij për kryeministër, Avdullah Hoti, ky i fundit foli para medieve edhe për letrën e presidentit, Hashim Thaçi dërguar LDK-së.

Hoti, i pyetur në lidhje me publikim e kësaj letre, tha se ajo është çështje e tyre me presidentin dhe se sapo të jenë gati do të dërgojnë shkresën për formimin e qeverisë.

“Ajo është çështje e jona në relacion me presidentin, sapo të jemi gati ne do t’i dërgojmë shkresën tonë si koalicion qeverisës te presidentin për t’ia dëshmu që ne i kemi votat për qeveri të re”, tha Hoti.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se janë në përfundim të marrëveshjes së koalicionit dhe janë pajtuar me partitë politike, përfshirë edhe Aleancën Kosova e Re, të drejtuar nga Behgjet Pacolli.

Kurse, pjesëmarrja e Listës Serbe në këtë koalicion tha se do të jetë në përputhje me fuqinë politike që ka kjo parti dhe Kushtetutën e vendit.

“Pjesëmarrja e Listës Serbe do të jetë në përputhje me fuqinë politike që ka ajo, dhe në përputhje me Kushtetutën”, tha Hoti.