Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po thotë se qytetarët e Kosovës kanë frikë nga dialogu me Serbinë.
Sipas tij, frika vjen nga mungesa e besimit në lidershipin e Kosovës, në veçanti presidentin dhe ekipin dialogues.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se Kosova në Rambuje ka dialoguar pa frikë, sepse ka pasur besim në lidership.
Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu. Jo frikë nga partnerët tanë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë.
Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues.