Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë, Lirim Haxholli.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka kërkuar zbardhjen e rrethanave sa më parë.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor Lirim Haxholli dhe kolegët e tij në polici. Ngjarje e rëndë dhe e dhimdshme për familjen, të afërmit, bashkëpunëtorët. Rrethanat e ngjarjes duhet të zbardhen sa më parë.”, ka shkruar ai.