Fjalë Kyçe

Hoti sot viziton Manastirin në Deçan

Hoti sot viziton Manastirin në Deçan

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të vizitojë Deçanin e më pas edhe Manastirin në këtë qytet, është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Kryeministrisë.

Manastiri është kthyer në skenë ditëve të fundit për shkak të rrugës që po ndërtohet Deçan – Plavë.

Për shkak të ankesës së Manastirit, që pretendon se rruga po e rrezikon atë, punimet janë pezulluar përkohësisht edhe me insistimin e kryeministrit Hoti.