Fjalë Kyçe

Hoti tallet me Vjosa Osmanin: Në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën, ajo u fut në listë me Fitore Pacollin

Hoti tallet me Vjosa Osmanin: Në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën, ajo u fut në listë me Fitore Pacollin

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat dhe ironizimin me Vjosa Osmanin, të larguarën nga “partia Rugoviane”.

Hoti ka vendosur tani të tallet me Vjosa Osmanin, ku sot nga Lipjani tha se Osmani vend që të rrinte e të ishte në listë me Kujtim Shalën dhe njerëzit e tjerë të LDK’së, ajo vendosi të jetë në një listë me Fitore Pacollin e Vetëvendosjes.

Ai tha se Osmani tani ka vendosur në ballë logon e Vetëvendosjes dhe votuesit e LDK’së do qëndrojnë në partinë e tyre e jo listat e tjera.

“Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton, edhe ish kolegeje jonë do të marrë atë që meriton, në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët, me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndroj në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”, tha Hoti.

Hoti deklaroi faktin se kjo fushatë zgjedhor do të jetë mjaft e vështirë për faktin se janë përballë dy koncepte të kundërta, në mes mentalitetit qeverisës evropian dhe mentalitetit të diktaturës.

Ai këto deklarata i bëri gjatë takimit më strukturat e partisë në Lipjan dhe se ata që e tradhtuan LDK-në së fundmi, do të marrin atë që e meritojnë.