Fjalë Kyçe

Hoti thotë se personat me vepra penale nuk mund të bartin poste shtetërore

Hoti thotë se personat me vepra penale nuk mund të bartin poste shtetërore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.

Hoti thotë se Lëvizja Vetëvendosja po mundohet ta bëjë kauzë edhe në këtë rast. “Personat e dënuar për vepra penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror”, tha Hoti në Rubikon.

Ai po ashtu tha se i vetmi kandidat i LDK-së që nuk lejohet të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit është Xhavit Ukaj, i cili sipas tij, ai tashmë është zëvendësuar.

Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deputetit të Etem Arifi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.