Fjalë Kyçe

Hoti s’po pajtohet me asnjë vendim të Kurtit: Edhe vendimin Qeverisë për Telekomin e quan antikushtetues

Hoti s’po pajtohet me asnjë vendim të Kurtit: Edhe vendimin  Qeverisë për Telekomin e quan antikushtetues

Ish-zëvendëskryeministri dhe anëtari i kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të qeverisë për përjashtimin e shërbimeve të Telekomit nga procedurat e prokurimit publik.

Hoti ka shkruar në Facebook se ky vendim i qeverisë në detyrë është kundërkushtetues sepse e kufizon konkurrencën e lirë.

Ai thotë se ligji i prokurimit mund të përjashtohet përvec kur të blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale për AKI’në, policinë dhe FSK’në.

Tutje, Hoti thotë se edhe në këto raste përjashtohen vetëm procedurat e hapura të prokurimit dhe zbatohet procedurat e mbyllura dhe negocuese për të siguruar vlerën për paratë që paguhen.

“Shërbimet telefonike, të televizionit kabllovik dhe internetit që ofron Telekomi nuk përbejnë shërbim të veçantë shtetëror, por shërbime publike që secili nga ne e kemi në familjet tona”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hotit:

Vendim i Qeverise ne detyre, qe i perjashton sherbimet e Telekomit nga procedurat e prokurimit publik me arsyetimin se jane sherbime te rendesise se veçante shteterore, eshte kunderkushtetues pasi e kufizon konkurrencen e lire.
Ligji i prokurimit mund te perjashtohet pervec kur blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale per AKI, Policie, FSK dhe raste te kesaj natyre. Ne fakt, edhe ne ato raste, perjashtohen vetem procedurat e hapura te prokurimit, dhe zbatohen procedurat e mbyllura dhe negocuese per te siguruar vleren per parate qe paguhen.
Sherbimet telefonike, te televizionit kabllovik dhe internetit qe ofron Telekomi nuk perbejne sherbim te veçante shteteror, por sherbime publike qe secili nga ne e kemi ne familjet tona.