Fjalë Kyçe

Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ka plan afatgjatë për përballje me COVID-19

Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ka plan afatgjatë për përballje me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë.
Hoti para mediave tha se tashmë kanë një plan afatgjatë për përballjen me pandeminë e coronavirusit.
“Vizitën e parë e kisha në Ministrinë e Shëndetësisë, për të treguar se jemi të përkushtuar për këtë situatë të cilën gjendemi, takuam ekipin të cilët kanë qenë në krye të detyrës dhe i falënderova për punën që kanë bërë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zermaj premtoi se do të ketë llogaridhënie e transparencë me publikun.
“Do të bashkëpunojmë në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës sidomos me publikun, në interes të publikut dhe ruajtjes të shëndetit publik. Të eliminojmë defektet të cilat janë të njohura dhe të jemi të barabartë me shtetet tjera”, pohoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, apeloi të qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga IKSHPK dhe institucionet tjera shëndetësore.