Fjalë Kyçe

Houston triumfon në sfidën ndaj San Antonio

Houston triumfon në sfidën ndaj San Antonio

Houston mposhti 108-101 San Antonio, ndeshje mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon në NBA, duke qëndruar ende në vendet e fundit në Konferencën e Perëndimit. Sfidë ku të dyja ekipet dueluan deri në fund për fitoren, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra.

Një ndeshje fantastike e Harden, autor i 39 pikëve e 10 asist, mbështetur edhe nga capela me 21 pikë e 23 rebound, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për San Antonio u dallua DeRozan me 28 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra kampionë e Golden State, që mundi me vështirësi 120-116 Dallas, një përballje me emocione dhe rivalitet deri në fund. Warriors triumfuan vetëm në periodën e fundit falë 29 pikëve e 12 rebound të Durant, por mirë u paraqitën edhe Jerebko me 23 pikë e Curry me 22. Te dallas 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të fituar. Në sekondat e fundit triumfoi edhe Oklahoma, që mundi 107-106 Utah Jazz jashtë fushe. Një ndeshje magjike e Paul George, që realizoi 43 pikë e 14 rebdound, lider në fushë për Thunder.

Një ndeshje maratonë ajo mes Washington e Phoenix, fituar nga vendasit 149-146, takim që u vendos pas 3 kohëve shtesë. Beal realizoi 40 pikë, 11 rebound e 15 asist, mbështetur edhe nga Bryant me 31 pikë e 13 rebound. Pa probleme fiton skuadra e Clippers, që mposhti 132-111 Denver, një duel mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Harris e Gallinari realizuan nga 21 pikë secili në fitoren e ekipit kalifornian.

NBA – Rezultatet:

Clippers – Denver, 132-111

Washington – Phoenix, 149-146

Philadelphia – Toronto, 126-101

Houston – San Antonio, 108-101

Miami – Milwaukee, 94-87

Golden State – Dallas, 120-116

Utah Jazz – Oklahoma, 106-107