Fjalë Kyçe

Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur

Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur

Sot, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me dhunë, po bëhen homazhe nga krerët institucionalë.

Me rastin e kësaj dite, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, në mënyrë që të zgjidhen rastet e personave të zhdukur, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të viktimave të zhdukurve me forcë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për të shprehur respekt për familjet e pikëlluara kosovare që presin lajmin për më të dashurit e tyre të zhdukur. Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kanë kaluar mbi 25 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa familjarët e më shumë se 1600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin e tyre dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.